Monday, February 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëVoton Ramush Haradinaj, fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

Voton Ramush Haradinaj, fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni Kosova Fituese, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë tha se vota e secilit qytetarë ka vlerë dhe se Kosova ka nevojë për votën e secilit.

“Ka filluar mirë dhe informatat janë që ka filluar mirë procesi në gjithë vendin, me përjashtim të votimit me kusht që ka disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë, ndërsa unë dhe Anita votuam këtu. Nana Rukë ka shku me votu në Gllogjan. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin me votu. Vota juaj ka vlerë dhe Kosova ka nevojë për votën e juaj. Na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Haradinaj.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments