“Për shkak të qeverisë LSDM dhe BDI, Maqedonia po përballet me një fatkeqësi ekonomike dhe varfërim drastik të popullit. Këtë e tregon edhe raporti i ri i Bankës Botërore, sipas të cilit Maqedonia është në dhjetë vendet e para në botë që kanë inflacionin real më të lartë në ushqim”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.
“Kjo normë është llogaritur si inflacion i çmimeve të ushqimeve, minus inflacioni i përgjithshëm dhe rezultatet janë shkatërruese.” Ndër vendet evropiane, vetëm Hungaria është përpara nesh dhe ne ndajmë pozicionin me Turqinë. Nuk ka vende të tjera evropiane, por të gjitha të tjerat janë nga Afrika.
Parametra katastrofikë janë matur edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave në muajin tetor, sipas të cilit çmimet e ushqimeve në muajin tetor janë më të larta për 32,4%. Por nëse kemi parasysh rritjen e çmimit të ushqimeve bazë me mbi 50%, atëherë varfërimi i njerëzve është shumë më i madh. Populli do të vuajë për bukë, e Kovaçevskit nuk i bie syri.
Qeveria e Kovaçevskit nuk bëri asgjë për ta parandaluar këtë. Përkundrazi, ata shpenzojnë kohën e tyre në tenderë dhe pasurime personale, ndërkohë që njerëzit po përballen me norma inflacioni rekord që janë ndër më të lartat në Evropë dhe në botë. Çmimet po tërbohen, borxhi po rritet me shpejtësi, kriza energjetike po bëhet më e madhe dhe Maqedonia me Kovaçevskin si rregull gjithmonë ka parametrat më të këqij në krahasim me vendet e tjera.
Kjo qeveri e paaftë dhe kriminale duhet të shkojë. Populli po e paguan shumë shtrenjtë papërgjegjshmërinë e tij”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.