Pacientët me disa lloje kanceri kanë mbetur pa terapi, pasi qeveria nuk siguroi mjekim.
“90 pacientë me kancer kolorektal, ovarian dhe të qafës së mitrës nuk e marrin terapinë e përshkruar për gati një muaj. Pacientët nuk marrin informata konkrete se kur do të mund ta marrin sërish terapinë e nevojshme, e cila është më se e nevojshme për ta”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia shtojnë se sasitë e prokuruara përmes Ministrisë së Shëndetësisë janë harxhuar, ndërsa Klinika për Radioterapi dhe Onkologji nuk ka hapur tender të ri.
“Kur bëhet fjalë për tenderat që të përfitojë dikush nga qeveria, reklamat vulosen, ndërsa kur bëhet fjalë për blerjen e terapisë për pacientët me kancer, askush nuk lëviz me gisht. Me këtë zhvillim dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë pritet që deri në fund të majit të ndërpritet terapia e 30 pacientëve me melanoma metastatike, e cila rrezikon drejtpërdrejt jetën e tyre. Nëse qeveria në vend që të punojë do të vazhdojë të vjedhë dhe nuk do të bëjë punën bazë në muajt e ardhshëm, do të harxhohen sasitë edhe për disa barna të tjera të nevojshme biologjike, përfshirë imunoterapinë për mbi 150 pacientë me kancer të mushkërive, veshkave dhe kancerit të gjirit. Papërgjegjësia dhe paaftësia e LSDM-së dhe BDI-së rrezikon drejtpërdrejt qindra jetë”, thuhet në komunikatë.