Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVMRO DPMNE: Zgjedhjet më 5 korrik, vetëvrasje masive

VMRO DPMNE: Zgjedhjet më 5 korrik, vetëvrasje masive

VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga ideja që zgjedhjet më 5 korrik janë të pamundura nën këto kushte.

“Me idenë e Zaevit të shkohet në zgjedhje në mënyrë plotësuese do rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Organizimi i zgjedhjeve në këtë situatë me aq shumë të sëmurë me virus korona, paraqet vetëvrasje masive”, deklaroi Goran Manojllovski, VMRO-DPMNE.

Kjo e vështirëson arritjen e konsensusit meqë LSDM-ja është për zgjedhje më 5 korrik. Kjo datë, sipas tyre, është përcaktim ligjor. 5 korrikun kryesisht e mbështet edhe BDI-ja. Në zgjedhjet e ardhshme, BDI-ja i hyn garës me një synim të ri, të fitojë pozitën e kryeministrit të ardhshëm.

“Le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”, shkroi në statusin e tij në FB, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Me përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme, rrjedhin afatet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments