VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ADH-së së Arben Taravarit. Nga partia në pushtet thonë se, miqtë e Taravarit duhet ta pranojnë se shefi i tyre e ka pranuar hapur se në politikë është vetëm për përfitime personale.
“Kur politikanët nuk kanë ide, nuk kanë program dhe nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, atëherë e vetmja gjë që u mbetet është të shpërndajnë gënjeshtra dhe konstrukte. Pikërisht këtë sot po e bëjnë Uzairi dhe Taravari, duke shpresuar se me shtrembërime të së vërtetës do ta fshehin paaftësinë e tyre politike dhe faktin se partia e tyre e vetme janë krimi, paratë dhe tenderët.
Në vend që Uzairi të gënjejë, le të ketë guxim të pranojë një të vërtetë: lideri i tij, Arben Taravari, në një mbledhje ka deklaruar publikisht se në politikë është vetëm për përfitim dhe se nuk i bëhet vonë që Gostivari po mbytet në plehra. Këto janë fjalët e tij, kjo është e vërteta e tij, ky është portreti i tij politik.
Kjo është një klikë e shantazhuar nga BDI-ja, sepse janë kapur në marrëveshje katastrofale përmes personave të afërt me BDI-në nga një vend fqinj. Këta janë përfitues në kurriz të shqiptarëve të ndershëm dhe turp për heronjtë shqiptarë dhe për familjet që duan të jetojnë e punojnë ndershmërisht në vendin e tyre – Maqedoninë.
Parazol
Пијте го ова со ручек и гарантирано ослободете се од паразитите!
×
Le t’u shpjegojë Taravari votuesve të tij për shtëpinë në Taftalidjë, e më pas edhe për marrëveshjet me parkingjet dhe për disa afera të tjera që për momentin nuk do t’i përmendim, e që janë pjesë e tregimeve kuluar për neurologun i cili, njësoj si një koleg i tij neurokirurg dhe kukull e familjes nga Strumica, është në prehër të Ahmetit dhe i prirur ndaj hedonizmit dhe luksit.
Thelbi është i qartë: politika e Taravarit dhe e shokëve të tij nuk është për qytetarët, nuk është për interesat e shqiptarëve apo të Maqedonisë, por vetëm për llogaritë dhe përfitimet personale. Prandaj edhe i ndërrojnë partitë si këmisha, duke kërkuar gjithmonë rast të ri për përfitim personal”, thonë nga VMRO-DPMNE.