Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit!

VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit!

VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit!

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje. Ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit tonë.
Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë, prandaj me përkushtim dhe punë të pandalshme jemi të vendosur që të krijojmë kushte më të mira për shkolla cilësore, për mësimdhënie bashkëkohore dhe për një rini të përgatitur të përballojë sfidat e së ardhmes.
Këtë vit kemi ndërmarrë hapin e parë konkret me masën “Shporta shkollore”, e cila ul çmimet e mjeteve shkollore dhe lehtëson barrën e prindërve. Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon ta bëjë arsimin më të qasshëm, më të drejtë dhe më cilësor për të gjithë.
Ju urojmë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije e buzëqeshje!
Urime e mbarësi për nxënësit tanë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments