VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti, i zënë ngushtë nga disfata që i pret më 19 tetor, tashmë ka hyrë në pazar me partinë anti-BE dhe anti-NATO të Apasievit. Ky është demaskimi më i madh pas 20 vitesh premtime për integrim, sot bëhen ortakë me Levicën vetëm për një copë pushtet.
Ali Ahmeti i ka ende borxh opinionit përgjigjet për pyetjet publike: Pse e keni toleruar kryetarin e Likovës të vjedhë dhe të helmojë banorët me arsen? Pse vazhdoni t’i mbroni njerëzit e shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion? Kur ka qenë takimi juaj i fundit me ndonjë faktor relevant ndërkombëtar?
Bota tashmë e di kush është BDI. Vetëm këta, me metodat e atij që iku nga drejtësia për korrupsion, mendojnë se ende mund t’i mashtrojnë shqiptarët. Por më 19 tetor, përgjigjja do të jetë e qartë dhe e merituar.