Thursday, September 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Nuk lejojmë nxitjen e tensioneve ndëretnike, përshëndesim reagimin e shpejt të...

VLEN: Nuk lejojmë nxitjen e tensioneve ndëretnike, përshëndesim reagimin e shpejt të institucioneve

Kumtesë

VLEN: Nuk lejojmë nxitjen e tensioneve ndëretnike, përshëndesim reagimin e shpejt të institucioneve

Koalicioni VLEN dënon ashpër dhunën ndaj dy nxënësve shqiptarë nga një pjesë e tifogrupit “Vojvodët” në Tetovë. Rastet e tilla janë kujtim i keq nga e kaluara që po ringjallen para zgjedhjeve, e po keqpërdoren për t’i fryrë tensioneve ndëretnike.

Ne e përshëndesim reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, të cilët në kohë rekord identifikuan dhe arrestuan disa prej grupit të tifozëve të dyshuar. Ky reagim i shpejtë është porosi e qartë dhe e prerë se incidente të tilla nuk do të lejohen dhe autorët nuk do të kalojnë pa ndëshkim, siç ndodhte në të kaluarën.

Njëkohësisht i bëjmë thirrje oponentit politik, AKI-së, dhe strukturave të lidhura me të, që të mos keqpërdorin dhe nxisin raste të tilla duke menduar se do të fitojnë politikisht. Qytetarët e dinë mirë se kush tenton të përfitojë nga nxitja e tensioneve ndëretnike, duke mos kursyer as nxënësit dhe fëmijët. Ata gjithashtu e kujtojnë se rastet e tilla paraqiten vetëm kur BDI-ja e ka punën pisk para zgjedhjeve. Por, ndryshe nga e kaluara kur dhunuesit e fëmijëve shqiptarë mbroheshin nga shteti dhe nuk sanksionoheshin, kjo Qeveri nuk do të lejojë që incidentet e tilla të kalojnë pa ndëshkim.

VLEN angazhohet për bashkëjetesë në një shtet demokratik, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe mbi të gjitha, për një shtet ku sundon ligji dhe keqbërësit e kriminelët përballen me drejtësinë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments