Thursday, July 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Më shumë se 100 klube shqiptare përfitojnë financim nga Qeveria

VLEN: Më shumë se 100 klube shqiptare përfitojnë financim nga Qeveria

Sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një rilindje të vërtetë! Për herë të parë pas shumë vitesh, klubet sportive shqiptare janë bërë pjesë e barazisë buxhetore dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë institucionale. Kjo është vepër konkrete e Qeverisë së re dhe përkushtimit të VLEN.

Mbështetje historike për mbi 100 klube shqiptare

Në këtë vit të parë të qeverisjes së re, mbi 102 milionë denarë janë ndarë për mbi 100 klube shqiptare në të gjitha trevat, mbështetje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë!

Po përmendim disa nga klubet që kanë përfituar:

•KF Shkëndija (Tetovë) – 4.000.000 denarë

•KF Bashkimi (Kumanovë) – 3.000.000 denarë

•KH Çairi (Shkup) – 6.000.000 denarë

•KF Forca (Kumanovë, futsall) – 1.500.000 denarë

•KB Çairi – 4.000.000 denarë

•KB Universiteti i Tetovës – 1.000.000 denarë

•KF për femra Shkëndija – 1.000.000 denarë

•KV Shkëndija – 1.000.000 denarë

•KV Uskana (Kërçovë) – 1.000.000 denarë

•KF për femra Bashkimi – 1.000.000 denarë

Ky financim nuk është vetëm ndihmë, është njohje dhe drejtësi për punën, sukseset dhe sakrificën e sportit shqiptar.

Investime të mëdha në infrastrukturë sportive

Krahas ndihmës financiare, po realizojmë projekte konkrete në fusha, terrene dhe objekte sportive, si në:

•Tetovë – fushë futbolli, volejbolli, basketbolli, tribuna me 116 ulëse

•Kërçovë – rikonstruksion qendrash sportive, tribuna, zona fitnesi

•Gostivar, Zhelinë, Bogovinë, Butel – kënde për fëmijë, terrene elastike, rekonstruksione moderne

Vendime konkrete në Qeveri, VLEN i hap rrugë sportit të barabartë

Në mbledhjet e fundit të Qeverisë, janë miratuar projekte me vlera miliona denarësh që do të ndikojnë direkt në përfshirjen rinore në sport dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës. Dhe pjesa më e madhe e tyre janë në komuna shqiptare, aty ku për vite sporti ishte i harruar.

Sporti nuk është luks, është themel i një shoqërie të shëndetshme. VLEN po e kthen sportin në prioritet kombëtar për çdo të ri dhe të re shqiptare. Kjo është drejtësia që ne kemi premtuar, dhe që sot po e zbatojmë me përkushtim e dashuri për këtë vend.

Faleminderit për vëmendjen!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments