VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!
Dje mbyllëm përfundimisht deponia ilegale në Nikushtak, një turp i trashëguar nga pushteti i BDI-së, që për vite me radhë helmoi ajrin dhe shëndetin e banorëve të Likovës dhe Haraçinës. Ky vendim u bë i mundur falë ndikimit të drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët e kthyen një problem të lënë pas dore nga BDI në një prioritet shtetëror.
Ky akt nuk është vetëm mbyllje e një deponie, por mbyllje e një epoke të turpit dhe papërgjegjësisë. BDI për 20 vite i la shqiptarët të jetojnë mes mbeturinave, ndërsa vetë u pasuruan mbi kurrizin e tyre. Ne sot i mbyllëm mbeturinat e tyre, por më 19 tetor qytetarët do të mbyllin vetë edhe karrierat politike të fosileve të BDI-së.
Likova, Haraçina dhe çdo komunë shqiptare nuk do të jenë më varrezë e plehrave të BDI-së, as të mbeturinave, as të korrupsionit, as të tradhtisë politike.