Thursday, April 3, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN heq dorë nga Lotaria Shtetërore

VLEN heq dorë nga Lotaria Shtetërore

Koalicioni VLEN nuk synon drejtimin e Lotarisë Shtetërore e Maqedonisë e cila aktualisht drejtohet nga kuadri i BDI-së, Përparim Bajrami.

Siç bëhet e ditur, përfaqësuesit e këtij koalicioni gjatë negociatave për Qeverinë e re, në mënyrë të qartë dhe të prerë janë distancuar nga Lotaria e Maqedonisë.

“Nuk dëshirojmë të kemi aspak punë me këtë institucion, që sipas nesh, ishte arritja më e madhe e BDI-së në qeverisjen e kaluar. Siç dihet, aty drejtor ishte dora e djathtë e Artan Grubit, Përparim Bajrami”, thonë nga VLEN.

“Ritheksojmë, nga ky institucion, me nënshkrimin e Përparim Bajramit dhe aminin e Artan Grubit u blenë me miliona euro aparate për kazino, para që mundeshin të përdoren për ndërtim çerdhesh, shkollash apo ambulancash. VLEN në kontinuitet ka alarmuar për dukuritë destruktive që ky insitucion po i sjell tek rinia shqiptare si dhe për keqpërdorimet e mëdha financiare që bëhen nga BDI-ja”, thonë nga VLEN.

Jozyrtarisht mësohet që VLEN në vend të Lotarisë ka vendosur të drejtojë me institucione tjera, që sipas tyre, rinisë dhe qytetarëve shqiptarë ju mundësojnë grante dhe projekte për punësim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments