Monday, August 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN dhe Lëvizja Arbëria hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit

VLEN dhe Lëvizja Arbëria hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit

Pas disa kontakteve joformale të zhvilluara ditët e fundit, sot është mbajtur takimi i parë zyrtar mes përfaqësuesve të Lëvizjes Arbëria dhe koalicionit VLEN, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria, si dhe Izet Mexhiti dhe Zekirija Ibraimi nga VLEN. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë politike dhe nevojën për bashkërendim të veprimeve.

Sipas një komunikate të përbashkët, qëllimi i diskutimeve ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në zgjedhjet lokale që po afrohen, përmes krijimit të një platforme të përbashkët që synon përfaqësim të denjë dhe angazhim në shërbim të qytetarëve.

Palët janë pajtuar që dialogu i nisur të vazhdojë me krijimin e grupeve të punës, të cilat do të thellojnë diskutimet dhe do të ndërtojnë hapa konkretë për të ardhmen.

“Mbizotëroi bindja se, përkundër dallimeve të natyrshme, e ardhmja e shqiptarëve ndërtohet mbi bashkëpunim të ndershëm,” thuhet në komunikatën e përbashkët të Lëvizjes Arbëria dhe VLEN.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments