Thursday, September 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla...

VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin

VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin.

Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, dëshmitë së shpejti do të dalin në opinion.
Bujar Osmani jo vetëm që ka qenë në Budapest së bashku me familjen e tij, por atje është takuar privatisht me të arratisurin nga drejtësia e Maqedonisë.

Përpjekja e Osmanit për t’u fshehur pas justifikimeve për “informacione të klasifikuara” dhe më vonë ta mohojë takimin në Facebook, është dëshmi e dyfytyrësisë së tij. E vërteta është e qartë: takimi ka ndodhur, dhe provat do të publikohen së shpejti përpara gjithë opinionit.

Fakt është që MPB ka dyshuar se BDI ka qenë aktivisht e përfshirë në arratisjen e Gruevskit. Automjeti i Ali Ahmetit ishte mbajtur një ditë të tërë në stacionin policor, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se pikërisht me atë ish-kryeministri ishte nxjerrë nga shteti.

Qytetarët duhet ta dinë se pas të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve qëndron një e vërtetë: Bujar Osmani dhe BDI janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Nikolla Gruevskit dhe rrjetit të tij.

BDI ishte bashkëpunëtore e besueshme e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit. Dhe kanë mbetur besnike deri më sot.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments