Monday, August 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme

VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme

VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme

Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani gjithmonë është kujdesur vetëm për pozicionin dhe avancimin e tij personal, por kurrë për interesat e qytetarëve. Nuk jemi të vetmit që e pohojmë këtë, kjo konfirmohet edhe nga institucionet zyrtare të shtetit. Enti Shtetëror i Revizionit ka përgatitur disa raporte negative për punën e tij, përfshirë raportin për kohën kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë (2008–2011).
Në vitin 2010, ESHR publikoi një raport për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2009, për periudhën në të cilën Osmani ishte Ministër.
Raporti konstatonte:
Përdorim i paligjshëm i automjeteve zyrtare, pa vendime zyrtare për udhëtim, pa raporte mujore; 4.58 milionë denarë të paguar për derivate pa verifikim dhe barazim të faturave.
Servisim i automjeteve pa prova, 1.4 milionë denarë të paguar për servisim pa proces verbal për pranim cilësor.
Punësime të paligjshmr përmes agjencive, angazhim të personave për projekte pa u parashikuar në Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.
Shpërblime të dyshimta për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, 410 mijë denarë të paguar për angazhim të supozuar jashtë orarit të punës, pa prova për të njëjtën gjë.
Ky raport është dëshmi se Bujar Osmani jo vetëm që nuk la asnjë gjurmë të zhvillimit dhe përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, por përkundrazi udhëheqja e tij ishte një shembull i shpenzimit të paligjshëm të parave publike.
Sot, i njëjti njeri që mori raporte negative nga revizorët shtetërorë, kërkon besimin e qytetarëve të Komunës së Çairit për të vazhduar punën e tij të paligjshme në nivel lokal. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se shpenzime të tilla të paligjshme, janë bërë pa kontroll, pa përgjegjësi dhe pa bazë ligjore. Çairi nuk është një komunë që duhet të jetë strehë për punën e paligjshme të Bujar Osmanit deri sa BDI-ja e tij është opozitë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments