Sunday, August 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: BDI gënjeu 20 vite, sot i pengojnë punësimet e shqiptarëve

VLEN: BDI gënjeu 20 vite, sot i pengojnë punësimet e shqiptarëve

VLEN: BDI gënjeu 20 vite, sot i pengojnë punësimet e shqiptarëve

BDI për më shumë se dy dekada i mashtroi shqiptarët me fjalë boshe dhe me premtime që kurrë nuk u shndërruan në vepra.
Ishin 20 vite në pushtet, por asnjëherë nuk sollën ligj për përfaqësim të drejtë. Sot, kur ligji më në fund është në procedurë, pikërisht BDI është ajo që kundërshton punësimin e shqiptarëve.

VLEN e solli Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe rezultatet janë të qarta:
Punësuam një numër të madh të shqiptarëve në institucione,
Punësuam më shumë se sa ka punësuar BDI në cilëndo vit gjatë gjithë periudhës 20-vjeçare të qeverisjes së saj,
Trashëguam institucione ku shqiptarët kishin madje 0% përfaqësim, ndërsa sot aty tashmë ka ndryshime.

Ne nuk ndalemi vetëm me fjalë, por me vepra:
Po ndërtohet masivisht në komunat ku jetojnë shqiptarët.
Po ndërtohet Korridori 8, projekt i cili gjatë kohës së BDI-së shërbente vetëm për fotografi dhe postime boshe në Facebook.

BDI për 20 vite manipulojë dhe nuk bëri asgjë thelbësore për shqiptarët. BDI u kujdes vetëm për bizneset e veta, tenderët, qendrat tregtare dhe hidrocentralet.

Sot, VLEN sjell përfaqësimin e drejtë dhe zhvillimin aty ku u nevojitet më shumë qytetarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments