Tuesday, September 2, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: BDI e bllokoi rrugën drejt BE-së, ndërsa hapi rrugën drejt botës...

VLEN: BDI e bllokoi rrugën drejt BE-së, ndërsa hapi rrugën drejt botës serbe

REAGIM

VLEN: BDI e bllokoi rrugën drejt BE-së, ndërsa hapi rrugën drejt botës serbe

Le të kujtojmë: BDI ishte partia që e mbajti Nikolla Gruevskin në pushtet plot 10 vite, duke i siguruar kuorum dhe mbështetje politike në momentet më kritike për regjimin e tij.

Bujar Osmani personalisht ka zhvilluar 11 takime me udhëheqësinë shtetërore të Serbisë, ndërsa asnjëherë me Kosovën. Nëse dikush hapi dyert për “Botën Serbe”, ajo është BDI.
BDI është partia që votoi Ligjin për Amnisti për Sasho Mijallkov dhe strukturën e tij, duke i shpëtuar nga përgjegjësia ligjore.
BDI edhe sot e kësaj dite mban kontakte me Nikolla Gruevskin përmes njeriut të tyre, Bujar Osmani, i cili së fundi publikisht pranoi se ishte takuar me të arratisurin nga drejtësia.

Ministrat e BDI-së lejuan hyrjen e M-TEL serb dhe dhanë licenca për kompani kazinosh serbe.
BDI jo vetëm që e ka kthyer prapa shtetin dhe i ka lënë pas dore shqiptarët, por edhe ka punuar drejtpërdrejt për realizimin e qëllimeve të boshtit Gruevski–Vuçiq.

Prandaj, të gjitha përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur VLEN-in si “problem për Evropën” nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të fshehur hipokrizinë e vet dhe historinë e gjatë të pazareve me forca antievropiane dhe antishqiptare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments