Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiVjen reagimi i Aleancës ndaj BDI-së së Strugës: Nxorrët në pah budallallëkun...

Vjen reagimi i Aleancës ndaj BDI-së së Strugës: Nxorrët në pah budallallëkun tuaj dhe dëshirën për keqpërdorime

Reagim ndaj BDI-së së Merkos!

Doktor Ramiz Merkos, që njëherë flet si përfaqësues i komunës e njëherë si degë e BDI-së, por edhe gjithë qytetarëve të Strugës i’ua përkujtojmë se gjatë qeverisjes sonë 4 vjeçare, trashëguam kaos në të gjitha anët, të shkaktuar pikërisht nga dora e këtyre që sot na sillen si të moderuar dhe sikur janë persona tjerë. Ne trashëguam sistemin e pagesës së parkingjeve nga dy mandatet e Ramiz Merkos.
Por ama, ne premtuam dhe e larguam atë mënyrë që dëmtonte xhepat e struganëve vetëm për gjysmë mandati qeverisjeje.
Të gjithë struganët, por dhe më gjërë janë dëshmitarë se prej vitit 2016, në Strugë nuk paguheshin parkingjet. Ishim dhe jemi idhtarë të idesë se për çështjen e parkingjeve duhet studim i mirëfilltë dhe para se t’iu marrësh paratë qytetarëve duhet t’iu sigurosh atyre kushte të mira sa i përket kësaj çështjeje.
Mos na shitni dëngla e mos u shtirni si tjetërkush se të gjithë ju njohin dhe ua dinë bëmat.
Bëtë mirë që reaguat se nxorrët në pah budallallëkun tuaj dhe dëshirën e zjarrtë për keqpërdorime. Ju vetë e tregoni se ndërmarrja e caktuar për menaxhim me parkingjet akom nuk qënka pajisur me numër tatimor dhe se akoma nuk janë themeluar organet e saj.
E si mundet, o ekspertë të keqmenaxhimit, që akoma pa themeluar organet dhe akoma pa pasur aftësi juridike subjeki në fjalë, ju të mblidhni para për të njëjtën.
Përderisa nuk rregullohet çështja e numrit tatimor dhe përderisa nuk ka organe që drejtojnë dhe administrojnë me ndërmarrjen, e njëjta nuk guxon të zhvillojë asnjë lloj qarkullimi ekonomik.
Ju njoftojmë se rastin e kemi paraqitur në organet hetuese për krim fiskal.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!