Xherdan Shaqiri që është shpallur lojtari i ndeshjes me Zvicrën ndaj Sërbisë, ka folur pas ndeshjes.
Shaqiri ka shënuar golin më të rëndësishëm në karrierë ndaj Serbisë në minutën e 90-të.
Ai pas ndeshjes në konferencë për shtyp ka thënë se Zvicra ka dëshmuar kualitetin që ka ndërtuar për vite të tëra.
“Deri sa zhvillimi ynë është temë diskutimi, ne kemi demonstruar për shumë vite dhe sot e kemi treguar përsëri këtë fakt në ndeshje. Ata ishin 1-0, pastaj ne morën ndeshjen në dorë. Këta lojtarë luajnë në ligat më të forta në evropë. Kokën e kishin e ftohur. Ne përmbysëm ndeshjen në të mirën tonë dhe kjo është dicka që nuk do të kishim mundur ta bëjmë 2 vjet më parë”, ka thënë Xherdan Shaqiri.