Vidhet pika pagesore e EVN-Strugë që gjendet te kompleksi FATI-Trade, ku janë vjedhur para nga kasaforta, njofton Struga Ekspres.
Këtë vjedhje të rëndë e konfirmon për Struga Ekspres edhe zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.
Kjo vjedhje e rëndë që u shkaktua mbrëmë dyshohet se ka ndodhur nga ora 23 deri në ora 06.
Organet policore në Strugë po hetojnë rastin e rëndë dhe janë në kërkim të autorëve të vjedhjes së rëndë në qendër të Strugës.(Struga Ekspres)