Një mërgimtar nga Veleshta e Strugës i cili jeton në Zvicër tregon i shqetësuar për Struga Ekspres se si është dëmtuar dhe grabitur shtëpia e tij në orët e para të mëngjesit të ditës së diel,shkruan Struga Ekspres.
” Në mëngjesin e ditës së diel më tregojnë fqinjët se shtëpia ime më është dëmtuar rëndë në Veleshtë, grabitësit i kanë thyer tërësisht dyert, kanë bërë dëme të mëdha brenda ku më pas kanë thyer edhe alarmin e sigurisë së shtëpisë sime”,kjo është hera e dytë pas dy vitesh që shtëpia po më grabitet, tregon i revoltuar mërgimtari nga Veleshta i cili jeton në Zvicër.
Sipas mërgimtarit nga Veleshta,rasti është lajmëruar në polici dhe këta të fundit kanë arritur në vendin e ngjarjes pêr të hetuar rastin e rëndë.
(Struga Ekspres)