Kompania ajrore “Vizer” pasdite kumtoi se linjat ajrore nga Shkupi në Vaksjo dhe Barcelonë dhe nga Ohri deri në Londër janë optimizuar sipas kërkesave të tregut dhe do të jenë funksionale vetëm në sezonin e verës.
“Së shpejti, kompania ajrore do ta publikojë orarin veror për vitin 2019 dhe udhëtarët do të mund tashmë t’i planifikojnë udhëtimet e tyre dhe t’i rezervojnë biletat e tyre nga Wizz- rutat nga Maqedonia”, theksohet në deklaratën e kompanisë ajrore.
Nga kompania thonë se praktikë e zakonshme në industrinë ajrore janë që frekuentimet e fluturimeve të ndryshohen sipas periudhave të udhëtimit dhe se “Vizer” vazhdimisht i ndjek performansat e rutave të saj që të mundësojë destinacionet më të njohura të kenë çmime më të ulëta.
Në ueb faqen e kompanisë ajrore nuk mund të rezervohen bileta nga Shkupi në Barcelonë dhe Vaksjo dhe nga Ohri për në Londër. Fluturimi i fundit nga Shkupi për në Barcelonë për të cilin mund të rezervohen bileta është 26 tetori, ndërsa nga Ohri për në Londër 24 tetori. Pas 16 shtatorit nuk mund të blihen edhe bileta për fluturimet nga aeroporti i Shkupit për në Vaksjo në Suedi.
“Vizer” ishte kompania e vetme e cila u paraqit në tenderin për ndarje të subvencioneve për kompanitë me buxhet të ulët që u anulua javën e kaluar.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot paralajmëroi se këto ditë do të shpallet tender i ri për mbështetje financiare të fluturimeve me buxhet të ulët.