Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVitin e kaluar vdiqën 72 persona nga aksidenti si pasojë e shpejtësisë

Vitin e kaluar vdiqën 72 persona nga aksidenti si pasojë e shpejtësisë

Vozitja e shpejtë dhe e papërgjegjshme në komunikacion edhe më tej mbetet arsye kryesore për shkaktimin e aksidenteve të trafikut me pasoja fatale, njofton Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve.
Në disa situata, siç njoftoi sot KRSKRR, ulja e shpejtësisë së vozitjes prej vetëm 5 kilometra në orë, mund të jetë kyçe se nëse një aksident i caktuar do të ndodhë ose jo, dhe se nëse pasojat nga aksidenti do të jenë fatale ose jo.
Në aksidente trafiku vitin e kaluar në Maqedoni jetën e kanë humbur 155 persona, ndërsa prej tyre thuajse gjysma, 72 persona, e kanë humbur jetën si pasojë e vozitjes së shpejtë.
Sipas hulumtimit të KRSKRR-së, në Republikën e Maqedonisë, më shumë se 80 për qind e shoferëve të anketuar kanë deklaruar se ndonjëherë i kanë shkelur rregullat për kufizim të shpejtësisë që thekson në seriozitetin e problemit dhe nënçmimit të tij nga ana e shoferëve.
“Shpejtësia është faktor kritik në të gjithë aksidentet e trafikut. Vozitja është e paparashikueshme dhe në qoftë se ndodhë diçka që nuk mund ta parashikoni, shpejtësia është faktori kyç që do të jetë vendimtar se nëse do të mund ta ndalni automjetin në kohë”, potencojnë nga KRSKRR.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!