Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVitin e ardhshëm nga 20 mijë euro mbështetje për fermerët e rinj

Vitin e ardhshëm nga 20 mijë euro mbështetje për fermerët e rinj

Jo nga 10.000, por nga 20.000 euro mbështetje do të marrin fermerët e rinj nga viti i ardhshëm, ka paralajmëruar sot ministri dikasterial Lupço Nikollovski.

Në promovimin e Regjistrit të parë për operator me ushqim organik, Nikollovski ka përmendur se gjatë dhënies së mbështetjes, sërish përparësi do të kenë ata fermerë që do të merren me prodhim organik ose ata që do të investojnë në blegtori.

“Edhë këto 20.000 euro të parapara për vitin e ardhshëm nuk janë ndonë shumë e madhe në krahasim me vendet e rajonit. Fermerët e rinj në Kroaci dhe Slloveni marrin nga 50.000 euro mjete të pakthyeshme. Edhe ne duhet të lëvizim në atë drejtim”, ka thënë ministri.

Ai ka theksuar se prodhimi organik duhet të jetë e ardhmja e bujqsisë së Maqedonisë.

Regjistri tregon se në Maqedoninë Qendrore, Kavadar, Shtip, Sveti Nikollë, Radovish dhe Manastir, bujqësia organike është me e pranishme, ndërsa në pjesën perëndimore të shtetit prodhues organiik pothuajse nuk ka, vetëm se ndonjë fermer në rajonin e Dibrës, siç u tha në promovimin.

“Përfundimisht pas disa viteve, është përgaitur Regjistër elektronik dhe janë të kapshme të dhënat për prodhim organik në vend. Do të tejkalohet problemi me mosinformimin që ishte i përbashkët për krejt aktorët. Blerësit vështirë vijnë deri te ushqimi organik, kanë qenë skeptik rreth origjinës së saj, ndërsa tregtarët të cilët thanë se duan produkte organike nuk e dinin se kus hjanë fermerët dhe ku t’i gjenjnë. Prodhuesit të cilët prodhojnë produkutin e njëjtë organik nuk mund të gjenden dhe të bashkëpunojnë, të këmbejnë përvoja, se cilat janë anët e mira dhe të këqija në prodhimin”, ka thënë Gabriella Micevska nga programi IME i Zvicrës, agjenci për zhvillim dhe bashkëpunim e cila përkrahi përgatitjen e Regjistrit.

Sipas Micevskës deri tani tre distribues bashkëpunojnë me dyqane zinxhirësh që nënkupton se ngadalë fillon mënyra e këtillë e shitjes së ushqimit organik.

Regjistri deri më 31 janar çdo vit do të duhet të azhurnojë, ndërsa për këtë janë të angazhuar trupat certifikues. Ata do të duhet të plotësojnë numrin (emrin dhe të dhënat tjera) të çdo operatori të ri që gjatë vitit ka marrë certifikatë për prodhim organik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!