Në një video të shpërndarë nga policia e Bombeit në Indi shihet një djalë, i cili surprizohet nga kamerat e sigurisë, ndërsa po i vjedh portofolin një njeriu që ndodhet para tij.
Mirëpo sapo djaloshi e kupton që është kapur nga kamerat e sigurisë, ai buzëqesh sikletshëm dhe i kthen portofolin të zotit, por duke u shtirur se e gjeti përtokë.
“Videoja të bën për të qeshur- thuhet në faqen e facebook-ut të forcave të sigurisë, por që hajduti do të vuajë pasojë për xhestin e tij”