Derisa brenda pritet që deputetët të mblidhen për të votuar nevojën për ndryshime kushtetuese, jashtë Kuvendit po vërehen forca të shtuara policore, si ato të njësive të rregullta ashtu edhe ato të njësive speciale. Ndërkohë nga partitë nuk ka ende asnjë informatë zyrtare nëse ështe siguruar shumica e nevojshme prej 80 votave ose votimi do të shtyhet për javën e ardhëshme. Jozyrtarisht flitet se aktualisht mundojnë edhe dy deputet për të siguruar dy të tretat. /SHENJA/