(VIDEO) Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Dibër

0
21

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Strugë-Dibër.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku janë shkaktuar dëme materiale dhe njëra është përmbysur anash rrugës.

Kontroll në vendngjarje po kryen një ekip policor dhe rruga në këtë pjesë është e mbyllur për qarkullim. Makinat nga njëra anë ridrejtohen për në Morovishtë ndërsa nga Struga qarkullimi bëhet me një korsi.

Paraprakisht ka pasur ndërhyrje nga dy ekipe të autoambulancës.(Struga Ekspres)
Pamjet: News1.com