Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaViberi pergjohet,kujdes se cfare shkruani

Viberi pergjohet,kujdes se cfare shkruani

Edhe viberi pergjohet…kujdes!

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si Viber i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit.

Ata gjithashtu kanë vërejtur disa probleme edhe në mënyrën se si Viber i ruan të dhënat në serverët e saj në mënyrë të pakoduar, pa mekanizëm autentifikimi për ta marrë përmbajtjen nga një klient i caktuar.

Problemi kryesor është se të dhënat në Viber janë të pakoduara, dhe lënë hapësirë për përgjim nga çdokush përmes Rogue AP, apo ndonjë haker tjetër ndërmjetësues. Prandaj, hulumtimi i ekspertëve të këtij universiteti ka bërë hulumtime të thella për tu siguruar që njerëzit të jenë të informuar, të sigurtë, dhe larg aplikacioneve që kanë të meta sa i përket sigurisë së tyre.

Për këto probleme, madje ata e kanë kontaktuar edhe Viber (para se ti publikojnë të dhënat e tyre), por këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre për përmirësimin e aplikacionit, kah aspekti i sigurisë.

Telefonat në të cilët është bërë testi për pasigurinë e Viber janë HTC One (Android 4.4.2), Samsung Galaxy S4 (Android 4.3), ndërsa versioni i Viber 4.3.0.712.

Trafiku mobil është marrë përmes përdorimit të Ëindoës 7, tiparit (virtual ëifi miniport adapter). Kompjuteri ka qenë i lidhur në internet përmes Ethernet, në mënyrë që kartela e ëireless të mos ishte në përdorim. Lidhja me Ethernet është bërë për ta shpërndarë qasjen e internetit me “virtual ëifi miniport adapter”.

Ndërsa, në testin e bërë, për marrjen e trafikut janë përdorur edhe veglat si NetëorkMiner, Ëireshark, dhe NetËitness.

Përmbledhja e rezultateve nga studimi:

  1. Fotografitë e pranuara janë të pakoduara
  2. Doodles të pranuara janë të pakoduara
  3. Videot e pranuara janë të pakoduara
  4. Fotografitë me të dhënat e lokacionit që pranohen/dërgohen janë të pakoduara
  5. Të dhënat e ruajtuara në Viber Amazon Servers janë në format të pakoduar
  6. Të dhënat e ruajtura në iber Amazon Servers nuk fshihen automatikisht
  7. Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers mund të merren me qasje të lehtë në databazë, pa asnjë mekanizëm për qasje të verifikuar në të (të dhënat e përdoruesve mund të merren shumë thjeshtë: duke vizituar linkun e përgjuar, apo linkun në shfletuesin e internetit që na ofron të gjithë përmbajtjen – foto, video, pamje të lokacionit të përdoruesit, etj.

Çdokush, duke përfshirë edhe ofruesit e shërbimeve mund ti mbledh të gjitha këto të dhëna, dhe secili që e vendos një Rogue AP, apo ndonjë sulm ndërmjetësues (sikurse sulmet “helmuese” të ARP) mundësojnë marrjen e trafikut në Viber – përkatësisht grumbullimin e fotografive dhe videove të dërguara / pranuara nga përdoruesit e aplikacionit për telefonat e mençur mobil.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!