Një 19 vjeçar nga Dellçeva ka kryer vetëvrasje. Sipas raportit të policisë, tragjedia ka ndodghur dje kur rreth orës 14:30 në stacionin policor në Dellçevë është paraqitur rasti se në rrugën “4 Korriku” në shtëpinë e tij, ka kryer vetëvrasje me armë zjarri 19 vjeçari D.Sh.
Policia theksoi se ka kryer ekspertizën lidhur me këtë rast dhe se gjatë ditëve në vijim pritet të jap detaje.
Dukuria e vetëvrasjeve po merrë përmasa shqetësuese në Maqedoni. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 e deri në vitin 2017 kanë ndodhur 1022 vetëvrasje, kurse 2331 raste janë të regjistruara si tentime për vetëvrasje.
Vetëm më 21 maj të këtij viti, për 24 orë kanë ndodhur dy vetëvrasje dhe një tentim për vetëvrasje.
Në rajonin e Strumicës ka më pak tentime për vetëvrasje, kurse më shumë ka në rajonin e Shtipit, Shkupit e Manastirit.
Më së shumti vetëvrasje kanë ndodhur përmes vetëvarjes ose helmimit. Më së shumti vetëvarsje kanë kryer ata të moshës mbi 30 vjeçare dhe të gjinisë mashkullore. Më shumë vetëvrasje ka në qytete, se sa në fshatra.