Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëVetëvendosja këtë javë paralajmëron marrëveshje me LDK-në

Vetëvendosja këtë javë paralajmëron marrëveshje me LDK-në

Derisa ka folur rreth formimit të qeverisë së re, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare. Edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pohuar se gjatë kësaj jave do të ndodhë marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan sot gazeta Zeri.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe dy javë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së ardhshme. Si rezultat i kësaj ndërkombëtarët po bëjnë presion të vazhdueshëm për krijimin e institucioneve të reja. Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe një herë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me ç’rast ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare.

Sipas Heldtit, Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe për fillim të punës së institucioneve. Në anën tjetër, lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë takuar mes vete për të diskutuar rreth koalicionit për më shumë se një javë. Sidoqoftë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se gjatë kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments