Përveç llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe disa lloje të tjera të cilat janë tejet të rralla.
Tipi më i rrallë i gjakut është gjaku Rhnull. Ky gjak karakterizohet nga një mungesë totale e antigjenëve në sistemin Rh, i cili është sistemi më i madh i grupit të gjakut. Ky përfshin antigjenin D (faktorin Rh), plus 50 antigjenë tjerë në grup.
Vetëm 43 njerëz në botë raportohet të kenë një grup të tillë të gjakut, ndërsa janë vetëm nëntë dhurues aktivë gjaku.
Fakt tjetër interesant është se gjaku Rhnull mund të konsiderohet ‘universal’ për aftësitë e veta jetëshpëtuese.
Doktorët e kanë emëruar këtë grup gjaku me emrin “Gjaku i Artë”.