Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka thënë se të gjitha partitë politike kanë interesim të madh për të bashkëpunu dhe koalicionu me RDK-në.
“Ne nuk kemi interesim për askend, ndërsa të gjitha partitë e tjera kanë interesim të jashtëzakonshëm të bashkëpunojnë dhe koalicionojnë me RDK. Të gjithë nga BDI e të gjithë të tjerat janë interesuar për koalicionim me RDK. Por neve nuk na intereson asgjë përveç konceptit tonë politik. Ne nuk lusim askend dhe nuk jemi të interesuar”, theksoi Memedi për TV Globi. Ai thotë se të gjitha strukturat politike, nëntoka politike ka sulmuar dhe goditur ate për ta eliminuar politikisht. “Ky koncept dhe filozofi nuk i shkon për shtati këtyre strukturave. Vesel Memedi nuk bëhet pishman për vendimet që i merrë, sepse ato bazohen në analiza të thella. “, theksoi Memedi. (INA)