*Vërshohen rrugët e Çairit me përkrahës. Izet Mexhiti hap shtabin zgjedhor me atmosferë madhështore!*
Në Çair sonte po dëshmohet fuqia e vërtetë e vullnetit të popullit. Një numër i madh i qytetarëve kanë vërshuar rrugët e lagjes për të marrë pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të kandidatit të VLEN-it për kryetar, zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti.
Edhe pse për sonte nuk ishte paralajmëruar tubim zgjedhor, por vetëm hapje solemne e shtabit, atmosfera ngjan me një miting gjigant. Rrugët e Çairit u bllokuan nga numri i madh i qytetarëve, që me flamuj, pankarta dhe duartrokitje të pandërprera po i japin mesazhin e qartë kundërshtarëve, Çairi ka zgjedhur ardhmërinë, ka zgjedhur VLEN-in dhe Izet Mexhitin!