Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me porosi në Fejsbuk u dëshiroi rikuperim të shpejtë të gjithë pacientëve he theksoi se pret gjithnjë e më shpesh të dëgjojmë lajme pozitive, pasi që sonte i kumtua se nga koronavirusi janë shëruar dy pacientë nga Shtipi.
“Edhe dy persona të cilët ishin të infektuar me KOVID-19, sot janë shëruar. Dy pacientët nga Shtipi e kaluan sëmundjen me pasqyrë të lehtë dhe në mjekim shtëpiak nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipi mjekësor. U dëshiroj rikuperim të shpejtë të gjithë pacientëve dhe shpresoj se gjithnjë e më shpesh do të dëgjojmë lajme pozitive”, shkroi Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Ministria e Shëndetësisë, paraprakisht, duke transmetuar informata nga Instituti për shëndet publik, kumtoi se sot pasdite janë regjistruar edhe dy persona nga Shtipi të shëruar nga KOVID-19 dhe se në pajtim me protokollin, u janë bërë dy teste kontrolluese të cilët kanë treguar rezultat negativ ndaj koronavirusit.
Në spitalin në Shtip nga virusi tani po mjekohen katër pacientë, ndërsa ky spital po ndjekë edhe 16 pacientë me formë të lehtë të sëmundjes të cilët janë në mjekim shtëpiak.