“Më.ngjesin e sotëm kisha koordinim me drejtorët e klinikave ku biseduam për gjendjen e pacientëve me Kovid-19 të hospitalizuar, biseduam edhe për kapacitetet spitalore dhe të tjera…Sistemi shëndetësor çdo ditë po menaxhohet, po sigurohen shtretër, kuadri mjekësor është tërësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është shumë serioze”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Për këtë arsye nënvizon më tej ministri Filipçe, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat, që të ndihmojnë që sistemi shëndetësorë të jetë i qëndrueshëm dhe të mund të përballet me pandeminë.