Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Edhe dy persona të tjerë janë të infektuar me koronavirus...

Venko Filipçe: Edhe dy persona të tjerë janë të infektuar me koronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në konferencën e dytë për shtyp për media publikoi rezultatet e testimit të 12 personave për koronavirus.

“Nga të gjithë personat e testuar sot, dy persona kanë dalë pozitiv me virusin, të dy janë nga Dibra që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit tjerë nga Dibra, personat e tjerë që jetojnë me ta janë negativë, por do të jenë në trajtim në shtëpi, ata nuk do të shtrohen në spital”, tha Filipçe.

Filpçe apeloi edhe një herë që të gjithë personat që kanë probleme kronike duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë çfarëdolloj kontakti me njerëzit e tjerë.

Duhet të evitohet edhe shkuarja te mjeku amë nëse nuk është e patjetërsueshme. Ndërsa të gjithë mjekëve u janë pezulluar çfarëdolloj pushimi në këtë periudhë po ashtu edhe raportet mjekësore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments