Në 24 orët e fundit janë realizuar 727 testime dhe janë regjistruar 89 raste të reja të covid-19.
– Shkupi 35
– Kumanovë 12
– Shtip 27
– Prilep 1
– Tetovë 7
– Gostivar 1
– Strumica 1
– Koçan 4
– Sveti Nikole 1
Gjashtë persona vdiqën në CGH “8 Shtatori”, dy nga Shkupi në moshën 83 dhe 80 vjeç, dy nga Kumanova në moshën 73 dhe 66 vjeç, një pacient nga Struga në moshën 44 vjeç dhe një nga Tetova në moshën 65 vjeç. Një pacient i vjetër 54 vjeç nga Tetova vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2315, numri i pacientëve të shëruar është 1569, numri i vdekjeve është 140, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 606.