Pse gjith ky huxhum i organizuar nga Z.Zaevi, këlyshët e tijë, ish punëtorët dhe bashkëpuntorët e UDB-së, si dhe disa mediume antikombëtare kundër PDSH-së dhe kryetarit tonë z.Menduh Thaçi?
Une mendoj se dy janë arsyet që sulmi dhe lufta kundër PDSH-së nuk jan ndalur asnjëherë:
1. “Marrëveshja Politike
2. Mesazhi i Kryetarit të Partisë
Marëveshja politike e PDSH-së e tregon realitetin e gjendjes së shqiptarëve dhe aty është zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni.
Kurse në mesazhin e Kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, tregohet qartë se realizimi i kësaj marrëveshje nuk do të jetë punë e lehtë, por kjo është rruga e vetme për stabilizimin e Maqedonisë, dhe rajonit.
Sa më shum që sulmohemi dhe luftohemi nga kundërshtarë të lartëpërmendur aq më shum na rritet vendosëshmëria për të qëndruar në këtë rrugë që po na drejton lideri shqiptarë Menduh Thaçi.
Përmes këtij shkrimi dhe publikimit të këtyre dokumenteve nga faqja zyrtare e PDSH-së dua që të freskoj memorjen e ç’donjërit se kjo rrugë është e rëndë, e vështirë me shum pengesa, dhe se këtë e ka thënë Kryetari në mesazhin e tijë qysh në qershorë të vitit 2009, prandaj edhe ç’do njëri nuk ka mundur të qëndroj.
Dua që të ripërsërisë se të gjithë ne vendosmërisht do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë me shumë sfida, sepse fuqia jonë është fuqi e pa dorëzuar, e pamposhtur pasi ne kemi besimin dhe të drejtën në anën tonë.
Shpresa e realizimit të qështjes shqiptare në Maqedoni është dhe do të mbetet kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi, lutem që Zoti xh.sh. ti jep shëndet dhe fuqi të vazhdoj të na prijë në këtë rrugë.
Krenarë dhe gjithmonë me ty kryetarë.
Të gjithë të tjerët herët a vonë do të jenë të humbur.
Azem Sadiki
Studeniçan, 11 mars 2015
Marrëveshja Politike
Marrëveshja e re, kontrata e re që do t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta të shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të garantojë:
1.Zbatimin e plotë dhe në afat të caktuar të pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë vijë duhet të nxiret një ligj i veçantë ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme;
- Barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabratë, të drejtat e ofruara, ashtu si u theksua më lart, do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;
- Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese;
4.Përfaqësimin e drejtë të kontrolluar;
- Marrëveshje që njëri nga tri postet kryesore të shtetit (Presidenti, Kryeministri, ose Kryetari i Parlamentit) t’i takojë përfaqësuesit shqiptar;
- Ligjin e ri, për funksionim konsensual të Qeverisë;
- Decentralizimin e njëmendtë në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar;
8.Ndarrjen e re teritoriale që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik, infrastrukturor;
9.Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare;
10.Respektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit;
- Deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës dhe të simboleve të tjera shtetrore;
- Përcaktimin strategjik dhe pa ekuivoke për integrim në NATO dhe UE; Mesazhi i Kryetarit të Partisë
Jam i vetëdijshëm se shumë faktorë këto kërkesa mund t’i cilësojnë si të papritura, befasuese, por të gjitha këto “argumente” s’do të kenë peshë në krahasim me manipulimet që Qeveritë e ndryshme maqedonase me dekada të tëra i kurdisnin kundër shqiptarëve;
Jam i vetëdijshëm se kundër kësaj iniciative, si zakonisht kur shtrohen kërkesa të këtilla, të qarta , mund të jenë shumë faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm, por si drejtues i një Partie që në Programin e vet është obliguar që t’i artikulojë interesat kombëtare, krijimin e shtetit që u ofron shërbime të barabarta të gjithë qytetarëve, si drejtues politik i një Partie që pa dilema është përcaktuar për vlerat demokratike, për integrimin në UE dhe NATO, kam obligimin dhe vendosshmërinë e paluhatshme që t’i kundërshtojë të gjitha mashtrimet fyese që sot i bëhen popullit shqiptar në Maqedoni edhe vlerave demokratike;
Jam i vetëdijshëm dhe i bindur se sot në Maqedoni zhvillohet një politikë e papërgjegjshme që sfidon paqe në të gjitha planet, si në atë të brendshmen, me shqiptarët, ashtu edhe në atë të jashtmen me fqinjët, prandaj e shoh të rrugës që të dërgoj një porosi të qartë, politikisht dhe moralisht legjitime se populli shqiptar më nuk mund të jetë peng i politikave populiste qoftë të palës maqedonase apo të asaj shqiptare, që politikën e perceptojnë ekskluzivisht si pjesëmarrje në pushtet;
Jam i bindur se ka ardhur koha që interesi jetik i popullit maqedonas të mbrohet nga ata vetë, nga ambicjet joreale të konjukturës qeverisëse;
Jam plotësisht i vetëdijshëm se me kërkesën për ripërtrirje të kontratës do të evitohen jo vetëm fërkimet ndëretnike që sa vijnë po shtohen, por edhe zgjidhjet radikale që zakonisht shfaqen pas dështimit të marrëveshjeve;
Përfundimisht jam plotësisht i bindur se kjo kërkesë e PDSH-së e stabilizon Maqedoninë, rajonin, demokracinë dhe vlerat e shoqërisë së hapur.
Menduh Thaci
Kryetari i PDSH-së
Qershor 2009
/Ditari.mk/