Vendi që bie më pak shi nuk është shkretëtira Mund të jetë e mbuluar me akull, por Antarktika është vendi ku bie më pak shi. Madje vendi më i thatë në botë ndodhet aty dhe quhet ‘Lugina e Thatë’, ku shkencëtarët mendojnë se nuk ka rënë shi për afërsisht 2 milionë vjet.
Shiu nuk e lag gjithmonë tokën Kjo ndodh në vendet e thata ose të nxehta. Shiu avullon përpara se të bjerë në tokë. Shkencëtarët i referohen këtij lloji shiu si ‘shiu fantazmë’.
Është normale që në Venus, ose në planete të tjera, shiu të jetë i përbërë nga acidi sulfurik ose metan. Ndërsa 5.000 vite dritë larg Tokës, shiu mund të jetë i përbërë nga metale.
Ka një mënyrë si të mos lageni shumë nga shiu Vraponi! Henry Reich shpjegon se sa më shpejt të vraposh në shi, më i thatë do të jesh. Kjo varet edhe nga sasia e shiut që po bie kur ti po vrapon. Forma dhe ngjyra e reve mund t’iu ndihmojë të parashikoni shiun Përgjithësisht, nëse shikoni një re gri dhe që është ulur shumë në lartësi ju vërteton se shiu është shumë afër të bjerë.