PËR TRE DITË TRE VËLLAVRASJE
Shpëtim Pollozhani
Kush më mirë se Gjergj Fishta do ta qante vrasjen e tre shqiptarëve brenda tre ditëve në Strugë, Tetovë dhe Në Saraj të Shkupit.
Disa vargje të shkëputur nga Mrizi i Zanave me titull:
GJAKSORËVE
Ndalnju! Ku veni burra?…
Pash Zotin lëshoni hutat ( armët)
…a thue nuk jemi vëllazën,
…t’tanët quejtun me një emën,
…Ah vaj! Rrjedh vala e Drinit
T’tanë gjak- ah, gjak shqiptari!…
Kush qe, kush qe ai mizori,
Që pushkën rroku s’pari
E duert tash do me i zhye
Në gjak tvllazënve kot?….
Të trija vrasjet janë pasoje e mos-reagimit të pushtetit, edhe pse për të tre rastet ka pasur paralajmërim dhe denoncim tek organet kompetent.
Vëllavrasja e shqiptarëve nuk është lajm.
Hapja e tre varreve dhe e tre familjeve plot me jetimë nuk është lajm. Lajm është cirku që e bëjnë kuislingët shqiptarë se cili do ti grumbullojë më shumë vota për dorasin-pushtetin.