Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVeleshtarët i dhurojnë një autoambulancë spitalit të Strugës (FOTO)

Veleshtarët i dhurojnë një autoambulancë spitalit të Strugës (FOTO)

Armend Arsllani, drejtori i Spitalit të Pêrgjithshëm të Strugës sot mirëpriti disa bamirës nga Veleshta të cilët i dhuruan një autoambulancë këtij spitali, informon Struga Ekspres.

Armend Arsllani falenderoi donatorët për veprimin kaq human dhe i duhur për spitalin e Strugës.

Bashkë me drejtorin e Spitalit, i pranishëm ishte edhe kryetari Ramis Merko gjatë dhurimit të donacionit.

“Së bashku me kryetarin Ramiz Merko sot në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Strugës
mirëpritëm miqtë tanë nga fshati Veleshtë të cilët bën realitet që në shërbimet shëndetësore të emergjencës të kemi edhe një tjetër autoambulancë.
Me këtë donacion, por edhe me shumë donacione të tjera kanë arritur të tregojnë humanizmin e vet, dëshirën dhe përkushtimin për të ndihmuar, sepse të bashkuar mundemi akoma më shumë 🙏
Iniciativat e tilla me zemër të madhe na bëjnë më mirënjohës e më falenderues ndaj kontributit të tyre. Zoti u shpërbleftë!”, u shpreh Armend Arsllani!
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments