Tuesday, May 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVdes një i burgosur nga shpërthimi i zjarrit në burgun e Shutkës

Vdes një i burgosur nga shpërthimi i zjarrit në burgun e Shutkës


Dje rreth orës 20:40 minuta në burgun e Idrizovës është raportuar për një zjarr në ambientet e brendshme të burgut. Nga zjarri i rënë në burg raportohet se ka humbur jetën edhe një i burgosur i moshës 38 vjeç me inicialet A.L si dhe janë asfiksuar shumë të burgosur të tjerë.

Është konstatuar se një i burgosur ka qenë i lënduar më rëndë dhe është dërguar menjëherë me automjet e ndihmës së shpejtë për në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, por mjekët e spitalit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të konstatojnë vdekjen e tij.
Grupi hetimor po bën të gjitha verifikimet për të zbuluar rrethanat të cilat kanë sjellë dhe shpërthimin e e zjarrit në ambientet e brendshme të burgut, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar në mjekësinë ligjore për kryerjen e autopsisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments