Sipas informacioneve nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, gjatë ditës së djeshme një foshnje dhjetë muajshe, më shumë se dy javë ishte në kujdes intensiv si pasojë e komplikimeve nga fruthi, deklaroi sot mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për shëndet publik.
Ky është rasti i katërt si pasojë e fruthit nga fillimi i shpalljes së epidemisë e deri më tani. Tek fëmija i vdekur paraprakisht nuk janë regjistruar sëmundje kronike dhe nuk ka qenë i vaksinuar.
Theksoi se javën kaluar janë paraqitur 113 raste të dyshuara, nga të cilat 110 janë regjistruar me fruth. Prej tyre, 46 janë në Shkup, ndërsa 64 janë nga qytete tjera.
Ai shtoi se në krahasim me moshën, më shumë se 217 janë fëmijë të moshës nën një vjet. Theksoi se këtë javë ka rritje të numrit të personave të vaksinuar. Javën e kaluar janë vaksinuar më shumë se 500 fëmijë në Shkup, ndërsa më shumë se 50 për qind në krahasim me javën e kaluar janë vaksinuar në qytete tjera.