Gjatë katër javëve të fundit në gjithë vendin me Covid19 kanë vdekur 480 persona. Vdekshmëri më e lartë e pacientëve me është regjistruar në qytetet ku numri i të vaksinuarve është i ulët. 429 nga 480 të vdekurit kanë qenë të pa vaksinuar dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Të dhënat zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se Tetova dhe Gostivari gjatë valës së katërt kanë regjistruar numër më të madh të të vdekurve. Tetova 106 ndërsa në Gostivar 73 viktima
Tetova hyri në valën e katërt me vetëm 19% qytetarë të vaksinuar në korrik. Në këtë qytet kishte presion më të madh në spitale, numër më të madh të të shtruarve, të të infektuarve dhe viktimave. Gjendje e ngjashme paraqitet edhe në Gostivar, ku po ashtu kishte numër më të ulët të të vaksinuarve. Në qytetet tjera, si Gjevgjelia, Kavadari, Resnja dhe Berova, ku vaksini është i kënaqshëm gjegjësisht mes 54-61% numri i të vdekurve është më i ulët, apo nga një viktimë në çdo qytet”, tha Ministria e Shëndetësisë.
Analiza e autoriteteve shëndetësore tregon se edhe numri më i lartë i infektimeve ka qenë te personat e pa vaksinuar. Në periudhën nga 6 gushti deri më 2 shtator, 22,416 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid19. Prej tyre 18% kanë qenë tërësisht të vaksinuar, gjegjësisht 4191 qytetarë. Gjatë 4 javëve të kaluara 18,225 qytetarë gjegjësisht 81% e rasteve pozitive kanë qenë ta pa vaksinuar.
Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar është 87%, derisa vetëm 13% e të gjithë të hospitalizuarve momentalisht janë të vaksinuar me dy doza.
Të infektuarit dhe të vdekurit janë të vaksinuar me vaksinat të cilat janë në dispozicion tek ne por edhe me të tjera si Moderna dhe Xhonson, të cilat qytetarët i kanë marrë jashtë vendit. Numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza ka arritur në 555.322 persona.
Vjollca Aliti