Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Reggio Emilia në Itali, ku i vdekur nga mbetur një 22 vjeçar shqiptar.
Viktima ka pësuar një aksident automobilistik, teksa udhëtonte me makinën e tij të tipit Fiat 500”. I riu me emrin Ernaldo Zefi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fuqishëm me një pemë.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.