Wednesday, May 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVdekja e 5 personave nga aksidenti tragjik/ Ja çfarë thonë nga policia...

Vdekja e 5 personave nga aksidenti tragjik/ Ja çfarë thonë nga policia e Maqedonisë së Veriut

Pesë persona e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve fillestare deri te aksidenti ka ardhur kur një automobil “reno 5” është përplasur në një kamion për mbeturina të “Higjienës Komunale” në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” në rrugën “Boris Trajkovski”.

Siç kumtuan nga MPB-ja në vendin e aksidentit e kanë humbur tre persona, ndërsa dy janë transferuar në spital ku kanë ndërruar jetë.

Ekspertiza ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa komunikacioni ishte i bllokuar. Nga MPB-ja më shumë hollësi për ngjarjen paralajmëruan gjatë ditës së sotme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments