Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi në Strugë

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi në Strugë


Në Strugë vazhdon të rritet numri i të prekurve nga Fruthi. Sot janë shënuar dy raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm ka mbërritur në 26. Nga spitali i Strugës thonë se dy ditët e fundit pas shpalljes së epidemisë së fruthit është rritur numri i prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim.

Në Strugë ditët e fundit u infektuan gjithashtu edhe shtatë punonjës shëndetësor. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme. – tha Mentor Ibraimi, Doktor i Mjekësisë shkollore

Në çdo moment, Qendra e Shëndetit Publik është në dispozicion me një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër fruthit, për të gjithë ata që kanë nevojë nga 12 muaj deri në 45 vjeç. Duke pasur parasysh që numri tashmë ka tejkaluar 24 persona me fruth, presim që ky numër të rritet në 10 deri 15 ditët e ardhshme. ” -theksoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës për Shëndetësi Publike – Ohër

Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pa-vaksinuar. Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet./Alsat-M/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments