Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVazhdon rritja e çmimit të naftës dhe benzinës në Maqedoni

Vazhdon rritja e çmimit të naftës dhe benzinës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,01 % në raport me vendimin e datës 24.1.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,509 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 44,722 den/kg.

Nga data 1.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 71,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,722 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 1,601 %, te nafta për 0,766 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,086 % dhe te mazuti për 0,271%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 1,005%.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi prej sonte në mesnatë (00:01, 1 shkurt 2022)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!