Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe SASHK nuk kanë ndonjë marrëveshje për kushtet e të punësuarve në arsim dhe për këtë po vazhdon greva e arsimtarëve dhe profesorëve në shkollat fillore dhe të mesme, njofton Telegrafi Maqedoni.
10% i ofruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndaj SASHK nuk u pranua në fund të javës së kaluar pasi të njejtët thanë se oferta ka qenë në formë gojore dhe nuk kishte garanca të shkruara nga Qeveria.
“Vendimi për të vazhduar grevën për kushte më të mira personale dhe për të patur humbje kolektive për fëmijët dhe nxënësit, para se të mbarojë viti shkollor duke mos u kujdesur edhe për fëmijët nëpër çerdhe, do të thotë papërgjegjësi” thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Problemi tashmë nuk është mbajtja e grevës, por tash problemi mes Qeverisë dhe SASHK është për pagesën e rrogës së stafit në arsim. Qeveria thotë se SASHK duhet t’i paguajë rrogat, si organizator i grevës, ndërsa SASHK thotë të kundërtën, duke thënë se shteti i ka detyrë rrogat dhe kontributet.