Pas takimit i cili po zgjat më shumë se katër orë, dhe i cii rifilloi pas një pauze të shkurtër, duket se palët janë larg një marrëveshjeje eventuale për Ligjin e Prokurorisë.
Takimi mes palëve ende po vazhdon dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, ndërsa burime nga dy partitë LSDM dhe VMRO-DPMNE thonë se deri në këtë moment nuk ka përpraim në asnjë nga pikët e shtruara në bisedime.
“Pajtueshmëri ka vetëm rreth konstatimit se PSP-ja është institucion i vdekur”, ka thënë për TV24 një funksionar i artë i opozitës pjesmarrës në takim.
Jozyrtarisht më shumë polemika ka pasur rreth asaj se kush do ta propozojë shefin e ri të prokurorisë së kundër krimit dhe korrupsionit të lartë. Gjithashtu në tavolinënë e bisedimeve është shtruar edhe afera “Zhvatja”.