Tuesday, June 3, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVarrimi i futbollistes shqiptare Florijana Ismajli bëhet nesër në Zvicër

Varrimi i futbollistes shqiptare Florijana Ismajli bëhet nesër në Zvicër

Familja e Florijana Ismajlit, futbollistes së njohur shqiptare, anëtare e Nati-t të Zvicrës e cila humbi jetën para rreth një jave në liqenin Como, në Itali, njofton se varrimi i saj do të bëhet në Zvicër.

Siç shkruan blick.ch, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, e martë, në Worben, Kantoni i Bernës.

Ndërsa 20minuten. ch shkruan se nga një shkresë që ka shpërndarë familja, kuptohet se varrimi do të bëhet ditëve të ardhshme në një vend në Zvicër.

Siç është shkruar tashmë, lojtarja 24 vjeçe ka vdekur në liqenin Como ku ishte në pushime, njofton albinfo.ch. Vdekja ka ndodhur si pasojë e asfiksisë, gjegjësisht problemeve me frymëmarrjen. Florijana ishte hedhur në ujë nga një barkë dhe nuk ka dalë më mbi sipërfaqe të ujit.

Tri ditë më vonë është gjetur në fund të liqenit trupi i saj i pajetë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments